Sali Berisha premtoi se do të paraqesë publikisht prova, që ai i konsideroi të pakontestueshme që faktojnë atë që opozita e quan si treni bullgar në zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën, kreu i Partisë Demokratike i qëndroi edhe akuzave për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, që KQZ e mohon zyrtarisht. Në këtë konferencë, Berisha publikoi edhe një video, që tha se është filmuar nga një qytetare dhe që tregon se si kanë blerë votat patronazhistët.