Në GJKKO pritej të dëshmonte këtë të mërkurë ish-ministri I Sportit Ylli Pango për dosjen Partizani, por seanca dështoi. Kjo pasi në gjyq mungoi avokati I ndërtuesit Famtir Bektashi, që po ashtu është mes emrave të akuzuar për këtë çështje nga ana e SPAK, GJKKO caktoi datën 8 qershor për të vijuar me dëshmitë. Por mësohet se Pango, që ka drejtuar sported gjatë vitit 2007-2009, tha që do të jetë jashtë vendit. Ndërsa trupi gjykues i rezervoi atij një datrë tjetër për të vijuar me dëshminë. Në këtë ditë për çështjen Partizani do të dëshmojë edhe Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli por dhe shumë emra të tjerë. Procesi ndaj të pandehurve të dosjes “Partizani” ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarë të vetë kërkuar nga SPAK