Top News/Do dëbojmë Rusinë nga qiejt e Ukrainës! Objektivi i Zelenskit për 2024-ën: Mbrojtja ajrore
24/11/2023 15:27

Forcimi i mbrojtjes ajrore është investimi më i mirë strategjik për sigurinë e vendit dhe 2024-a do të jetë viti kur Ukraina do ta dëbojë rusinë nga qiejt e saj. Presidenti i ukrainës, Volodimir Zelenski e ka bërë këtë deklaratë në llogarinë e tij në X. Ai renditi pesë arsye pse forcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase është investimi më i mirë. “Para të gjithash, cdo sistem i mbrojtjes ajrore dhe cdo raketë që i jepet ukrainës, shpëton jetë”, tha Presidenti. Së dyti, sipas tij, më shumë njerëz do të mund të kthehen nga jashtë, në cdo qytet të madh dhe rajon, i cili do të jetë i mbuluar plotësisht nga një mburojë ajrore e besueshme. Kjo do ti jepte ekonomisë së ukrainës një shtysë të madhe, do ta ndihmojë vendin të reduktojë deficitin buxhetor dhe si rezultat do të ulë edhe nevojën për ndihmë financiare ndërkombëtare. E treta, sipas zelenskit, sa më e fortë të jetë mbrojtja ajrore, aq më i madh është suksesi i Ukrainës në detin e zi, dhe aq më të mëdha janë eksportet detare. Liria e lundrimit do të ishte e garantuar dhe stabiliteti i vendit do rritej po ashtu. Kjo do ti lejojë ukrainasit të eksportojnë mijëra tonë ushqime përmes detit të sigurt dhe do të luftojë edhe krizën globale të ushqimeve. E katërta, nënvizon presidenti, cdo sistem shtesë i mbrojtjes ajrore, dhe cdo raketë, shpëton burimet që do të nevojiten për të ringritur ndërtesat e dëmtuara, infrastrukturën civile, sistemet e energjisë, rrjetin energjitik etj. Dhe e pesta, mbrojtja ajrore do ta privonte rusinë nga aftësia për të terrorizuar ukrainën me raketa dhe dronë dhe do ta detyronte agresorin të hiqte dorë nga këto taktika të cilat në përgjithësi ndihmojnë në sjelljen e fitores më afër. Zelenski tha se ukraina është një vend i madh ndaj nevoja për mbrojtje ajrore është e madhe.Zelenski ka besim se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore është investimi më i mirë strategjik në sigurinë e vendit që do të kursente edhe vendet partnere nga dhënia e sasive të mëdha të ndihmave në plan afatgjatë. “Që nga 2022, ukraina ka cliruar më shumë se gjysmën e tokave të pushtuara nga rusia. Në 2023, ukraina dëboi flotën ruse nga pjesa më e madhe e detit të zi. 2024 duhet të jetë viti kur ukraina do ta dëbojë rusinë nga qiejt e saj”, shkruan ai.

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48