Top News – Do dëboj të gjithë emigrantët! Rivali i Erdogan, premtim para balotazhit të 28 majit
18/05/2023 17:41

Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, premtoi të enjten se do t’i kthejë nëpër vendet e tyre miliona migrantë, në rast se fiton në balotazhin e 28 majit. Ai është në garë me presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan. Këto janë deklaratat e para të tij, prej datës 14 maj, kur edhe u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Në raundin e parë, asnjëri kandidat nuk arriti të fitojë mbi 50 për qind të votave për postin e presidentit. Megjithatë, performanca e Kilicdaroglu ka qenë më e mira e një kandidati opozitar, përgjatë dy dekadave të fundit. Kilicdaroglu, 74-vjeçar, foli të enjten duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e votuesve të krahut të djathtë. Ai, po ashtu, pritet të takohet edhe me Sinan Oganin – figurë e të djathtës ekstreme, i cili i ka fituar 5.2 për qind të votave, në garën për president. Të enjten, ai foli me tone më të ashpra, sesa në fazën e parë të fushatës. “Erdogan, ju nuk i keni mbrojtur kufijtë dhe nderin e vendit”, tha Kilicdaroglu, ish-shërbyes civil. “Ju keni sjellë me qëllim mbi 10 milionë refugjatë në këtë vend. Sapo të vij në pushtet, do t’i dërgoj të gjithë në shtëpi”. Djathtisti Ogan ka thënë se ai do të mbështesë vetëm kandidatin që merret me çështjen e migrantëve dhe lufton “terrorizmin”, referencë në Turqi për militantët kurdë.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43