Presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi rezistencën ukrainase ndaj “forcës më të madhe anti-njerëzore të kohës sonë” në përvjetorin e parë të zbulimit të trupave të civilëve të vrarë në Bucha, një qytet që është kthyer në një simbol të mizorive të kryera nga rusët. Rusia, nga ana e saj, mohon çdo përfshirje dhe flet për krime të orkestruara nga Ukraina dhe aleatët e saj.