Moska ka paralajmëruar Britaninë se do të bombardonte anijet detare britanike në Detin e Zi. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se vendi do të mbrojë ujërat e tij territoriale dhe kufijtë duke përdorur "të gjitha mjetet e mundshme". HMS Defender lundroi brenda zonës 12 milje të Krimesë për të cilën Rusia pretendon se janë ujërat e tyre.