Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar të godasë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse vendi nuk kthehet në bisedime. Komentet, të bëra në një intervistë për Fox Neës, u transmetuan ndërsa të dy vendet shkëmbyen zjarr për të katërtën ditë radhazi. Më herët, Trump anuloi një kërcënim për një tarifë prej 20% për të gjitha anijet e mallrave që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, por rifilloi bllokimin e porteve iraniane. "Javën tjetër do bëhet shumë keq për ta," tha Trump. "Do t'i shkatërrojmë të gjitha termocentralet e tyre. Do t'i rrëzojmë të gjitha urat e tyre nëse nuk ulen në tryezën e bisedimeve dhe nuk negociojnë." Në prill, Trump kërcënoi të bombardojë infrastrukturën civile në Iran, duke përfshirë urat dhe termocentralet. Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, u përgjigj në atë kohë duke thënë: "Sipas ligjit ndërkombëtar, sulmi i qëllimshëm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një krim lufte."