Dhjetëra kolonë izraelitë e kanë sulmuar një fshat palestinez në Bregun e uzurpuar Perëndimor, duke djegur shtëpi dhe makina. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një banor i fshatit, në të 20-at, u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë sulmit. Kolonët, disa prej të cilëve të maskuar, sulmuan fshatin Jit me koktej molotovi dhe me gurë të enjten në mbrëmje, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Ato shtuan gjithashtu se po hetojnë raportimet për vrasjen dhe plagosjen.