Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron ndërtuesin e pallatit që u përfshi nga flakët në Tiranë. Sipas tij, deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.