Kryeministri Edi Rama reagoi edhe njëherë për pallatin që u përfshi nga zjarri në Tiranë, duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve lidhur me cilësinë e materialeve që ishin përdorur nga firma ndërtuese. Sipas kreut të qeverisë zjarri nuk ka lidhje me ndërtimin pasi të gjitha materialet ishin certifikuar dhe vinin nga importi.