Danilo Vuçiç, djali i Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte mes tifozëve serbë që u përleshën me tifozët anglezë dhe shqiptarë në incidentet e regjistruara ditën e diel në Gelsenkirshen. Mediat kroate shkruajnë se Danilo ishte bashkë me grupin kur plasën zënkat mes tifozëve dhe ai u përpoq që të përfshihej në sherr, por u ndalua nga shoqëruesit e tij, që janë pjesë e forcave speciale serbe, Kobra.