Top News – Djali i El Chapos: Jam i pafajshëm! Nuk pranon akuzat për trafik droge e pastrim parash
19/09/2023 15:01

Djali i lordit të burgosur meksikan të drogës, Joaquin el Chapo Guzman, është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në SHBA. Ovidio Guzman, 33 vjec, u ekstradua nga meksika në SHBA të premten. Arrestimi i tij në janar u kthye në një luftë të vërtetë dhe të përgjakshme mes forcave meksikane të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit, ku 30 persona mbetën të vrarë. Babai i tij, që ishte një nga themeluesit e kartelit të drogës Sinaloa, po kryen dënimin me burg të përjetshëm në Kolorado. Ovidio Guzman, i njohur si El Raton, miu, përballet me pesë akuza, mes të cilave konspiracion për importin e fentanilit në SHBA. Në një seancë 15 minutëshe, në të cilën ai u shfaq i veshur me kostumin ngjyrë portokalli të burgut dhe foli përmes një përkthyesi, Ovidio Guzman, u vetëdeklarua i pafajshëm. Seanca e radhës do të mbahet në nëntor. Fentanili, një opioid sintetik 50 herë më i fuqishëm se heroina, është tani shkak kryesor i vdekjes së amerikanëve të moshës nga 18 deri në 49 vjec, sipas të dhënave të analizuara nga Uashington Post. Ndërsa ndonjëherë jepet me recetë nga mjekët për të trajtuar dhimbjen ekstreme, fentanili i prodhuar në mënyrë të paligjshme ka përmbytur shtetet e bashkuara dhe ka ndezur një tregti vdekjeprurëse të opioideve. Overdozat e fentanilit janë përshkruar si sfida më e madhe me të cilën SHBA përballet si vend nga sekretari për sigurinë e brendshme, Alehandro Majorkas. Administrata e luftës kundër drogës, DEA, thotë ndërkohë se karteli i drogës Sinaloa është burimi i pjesës më të madhe të fentanilit që trafikohet në shba. Që nga arrestimi i El Chapo Guzman në 2016-ën dhe ekstradimi i tij në shba, katër djemtë e tij, të njohur si El Chapitos, Chapot e vegjël, duket se kanë marrë rolet udhëheqëse në kartel.

Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
DIGITALB DIGITALB