Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur një bisede online me disa nga drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian, komisionerin për zgjerimin Olivér Várheyli, kryetarin e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit Europian, David McAlister, ku në fokus ka qenë ndihma që BE ka ofruar për Shqipërinë, përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë. Basha tha se tashmë është e qartë se Rama ka shtuar me qeverisjen e tij duke zhytur vendin në krizën më të rëndë të përjetuar ndonjëherë.