Top News – Ditëlindja kthehet në tragjedi/ SHBA, shtatë të vrarë me armë zjarri
10/05/2021 14:41

Një burrë hapi zjarr gjatë një feste ditëlindjeje në Kolorado, duke vrarë 6 persona dhe në fund veten. Pas një telefonate, policia e Kolorado Springs shkoi në një park rulotash, ku gjetën gjashtë njerëz të vrarë me armë zjarri dhe një burrë të plagosur rëndë. Pas dërgimit në spital, ai vdiq nga plagët e marra. Nga hetimet paraprake, doli se në rulotën ku ndodhi ngjarja, disa familje ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje. Sipas deklaratës së policisë, I dyshuari, që ishte I dashuri I njërës nga viktimat, shkoi me makinë afër rulotës, dhe sapo hyri filloi të qëllonte njerëzit që ishin Brenda. Ne fund ai vrau edhe veten. Policia po heton ende për motivin e ngjarjes. Nga sulmi nuk u lëndua asnjëri nga fëmijët e pranishëm, të cilët janë nën kujdesin e tw afwrmve të tyre. Kryebashkiaku I Kolorado Springs, John Suthers, tha se ky ishte një akt dhune I pakuptimtë, që e ka futur të gjithë komunitetin në zi, si dhe bëri thirrje për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre. Kjo ishte masakra e tretë me armë zjarri në Kolorado Springs, që nga tetori I vitit 2015, duke përfshirë edhe masakrën e Hallouinit dhe sulmin ne një klinikë fertiliteti në nëntorin e po atij viti. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një valë sulmesh me armë zjarri në javët e fundit, sic ishin ai në zyrën e FedEx në Indianapolis, ai në kompleksin e zyrave në Kaliforni, ai në dyqanin e ushqimeve në Boulder të Kolorados, si dhe ato në disa qendra llixhash në Atlanta. Muajin e kaluar, presidenti Joe Biden e quajti valën e dhunës një “epidemi” dhe “siklet ndërkombëtar”. Sipas tw dhwnave, numri I viktimave nga armët e zjarrit në SHBA, arriti në 43 mijë, duke përfshirë vetëvrasjet.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48