32 vjetorin e themelimit, Partia Socialiste e festoi me hartën e ngjyrosur rozë në 53 bashki të vendit. Në Pallatin e Kongreseve u mblodhën deputetë, ministra, anëtarë dhe simpatizantë të selisë së majtë. Vendi i themeluesit të kësaj force politike, Fatos Nanos ngeli bosh, teksa krah kryesocialistit, Edi Rama qëndronte sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe ish kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në fjalën e rastit, Edi Rama falenderoi të gjitha qytetarët që votuan siglën e Partisë Socialiste më 14 maj, teksa kërkoi që kryebashkiakët e sapozgjedhur të hapin shtigje të reja bashkëpunimi me qytetarët.