Kështu u shpreh kryetari i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mnë një fjalim drejtuar të gjithë shqiptarëve, në prag të një momenti vërtetë të rëndësishëm, sidomos për ata që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, njeriu që do të shkruajë historinë, ndonëse me nëj mandat të kufizuar që nis rrugëtimin të dielën e 28 janarit dhe zgjat deri në përfundim të zgjedhjeve të 8 majit.