13 dhjetori tradicionalisht konsiderohet dita më e shkurtër e vitit por në të vërtetë nuk është kështu: duhet pritur 21 dhjetori për të parë orët e errësirës të dominojnë mbi ato të dritës dhe kjo vjen në një kohë me solsticin dimëror që sinjalizon ardhjen e dimrit. Si kompensim këtë mbrëmje, ia vlen të ngresh sytë nga qielli për të armiruar shiun e meteorëve Geminidi, të shumtë në numër dhe spektakolar, ashtu sic janë gjatë verës Perseidet.