Fishekzjarre, muzikë, brohorima dhe qindra njerëz duke festuar. Kjo është panorama që ofroi këtë vit 14 marsi, Dita e Verës, në mbarë vendin. Kjo festë e lashtë, shënon ardhjen e verës, celjen e luleve dhe rritjen e temperaturave. Sic është tradita, në Elbasan u gatuan ballokume, ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Qtetarët hodhën fishekzjarre në pritje të kësaj dite, ndërsa sheshet u mbushën plot me njërëz, duke qenë se dhjetra aktivitetet u organizuan nga Bashkia.