Bektashinjtë kremtojnë ditën e Sulltan Nevruzit. Festa shënon fillimin e vitit të ri pers dhe sipas bektashinjëve përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë për ta është dita e fisnikërisë dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet dhe lind shpresa për një të ardhme më të mirë.