Presidenti i republikës, Bajram Begaj i dërgoi një telegram urimi homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensku me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Në mesazhin e tij, Begaj shprehet se Shqipëria do të intensifikojë mbështetjen diplomatike dhe ushtarake për Ukrainën.