Këtë 14 maj në Fakultetin e Ekonomisë, u zhvillua Panairi i Karrierës, dedikuar orientimit profesional dhe krijimit të urave lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës. Në këtë aktivitet Kastrati Group së bashku me Aeroportin e Tiranës, Auto Star Albania, Selita dhe Albsig, prezantuan mundësi konkrete punësimi, praktika profesionale dhe programe zhvillimi për të rinjtë. Drejtori i Burimeve Njerëzore në Aeroportin e Tiranës, Sokol Kreci vuri theksin te krijimi I hapësirave që afron studentët me tregun e punës dhe biznesin duke theksuar se rekrutimi I të rinjve vijon duke investuar kështu te brezi I ri.