Protestuesit refuzojnë të lidhin besën me kryeministrit Edi Rama. Edhe pas prezantimit të strategjisë të re qeveritare që lindi si reflektim nga revolucioni i flamingove, qytetarët përsërisin kërkesën për dorëheqjen e tij nga detyra. Në ditën e 57-të të qëndresës poshtë zyrës së Ramës u shpalosën një sërë pakënaqësish duke filluar nga mungesa e rafinerisë së naftës, menaxhimi i pasurive kombëtare e deri tek planet e socialistëve për reformën territoriale. Protestuesit paralajmëruan përballje me deputetët në seancën e 27 korrikut, me argumentin se nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit që aktualisht janë ulur në karriget e parlamentit të Shqipërisë.