Top News – Dita e 4-t e motit të keq/ Përmbytje, bllokime rrugësh e mungesë energjie
20/01/2023 12:54

Kanë nisur reshjet e dëborës në disa qarqe të vendit, teksa në disa të tjera nuk kanë munguar reshjet e dendura të shiut. -Në qarkun e Korccës ka një trashësi dëbore nga 5 deri në 15 cm në rrugën e Dardhës, ndërkohë që në aksin Korçe-Voskopoje dhe Korçe-Qafa e Qarrit-Erseke ka reshje debore më te pakta. Gjithsesi deri në këto moment nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve. Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erera te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre. Në fakt janë raportuar disa defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, dhe në Njësinë Administrative Vithkuq. Grupet e punës janë në teren dhe po vazhdojnë nga riparimet e defekteve. -Edhe Llogoraja këtë mëngjes është zbardhur nga dëbora e cila nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhir, ndërkohë dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës që rruga të mos ketë probleme. - Në territorin e qarkut Gjirokastër ka patur reshje shiu me intesitet të ulët dhe reshje bore në lartësitë mbi 1000 metra. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës së Memaliajt është 3.4 metër. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Përmet është 2.6 metër. Mbeten problematike rreshqitjet në hyrje të qytetit Këlcyrë dhe rrëshqitja e një segmenti në një rrugë në fshatin Katundisht. Ndërsa ka mungesë të energjisë në fshatin Fshat i Ri. Në bashkinë Gjirokastër ka bllokim të rrugëve Kolonjë Golëm dhe Kolonjë Medar. -Sa I takon qarkut të Fierit ka probleme vetëm ne linjat elektrike ne dy fidera, në fshatin Oficcinë dhe në Vadhizë e Drizë. Grupet e punes se OSHEE jane ne terren duke punuar per normalizim te situates. -Reshjet e dëborës kanë nisur dhe në verilindje të vendit. Pas reshjeve të shiut, në Bulqizë gjatë natës dhe ditës së sotëme kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Pranë Minierave të Martaneshit kalimi i automjeteve bëhet me zinxhir me shumë vështirësi. Probleme nga reshje e dëborës ka edhe në segmendin e rrugës së Arbërit në qafën e Murrizit e cila eshte bllokuar, ndaj policia bën thirrije drejtuesëve të automjeteve që të mos udhëtojnë në këtë segment derinë hapjen e rrugës. Ndërkohë që në Shkodër siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1100 Ha dhe 1100 Ha e permbytur në Anën e Malit. Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm. Nga ana tjetër, Qafa e Malit ka prezence te bores me trashesi rreth 5cm, pa shkaktuar probleme per qarkullimin e mjeteve. Aksi Koplik-Qaf-Thore-Theth i kalueshem me zinxhire deritani nuk ka patur probleme.

Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33
Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44