Për të 29-ën ditë me radhë, qytetarët dolën në shesh duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kastës të vjetër politike. Rituali edhe këtë të dielë ishte i njëjtë. Me pankarta në duar, protestuesit marshuan nga sheshi skënderbej drejt Kryeministrisë. Ndërsa u kërkua prej tyre që të mos bien pre e provokimeve pasi në tubim ka dhe persona të infiltruar sipas grupeve të organizatorëve. Protestuesit edhe njëherë kërkuan largimin e kryeministrit Rama, si kusht të panegpciuwshëm.