Në ditën e 23-të të protestës, grupi koordinues i saj doli me një deklaratë, ku renditi kërkesat ndaj klasës politike. Kërkesat u lexuan nga aktivisit, Dritan Goxhaj. Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar. 2. Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor. 3. Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon: Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave; Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.