Mijëra qytetarë, përfshirë të ardhur nga diaspora dolën në ditën e 14-të në protestën kundër klasës politike. Me thirrjet për dorëheqje të Kryeministrit Edi Rama dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’, protestuesit nisën si zakonisht marshimin nga Sheshi Skënderbej për të ndaluar më pas para godinës së Kryeministrisë.