Tregu i shërbimeve të transmetimit televiziv tashmë ka një tjetër kryesues. Ai është Disney, i cili ka lënë pas platformën Netflix në duelin për abonentë. Rreth 221.1 milionë abonentë janë shënuar deri në fillim të muajit korrik në tre platformat e transmetimit të Disney. Kjo e vendosi atë përpara Netflix, i cili pas një kohe të gjatë mbretërimi ka humbur 1 milionë klientë gjatë muajve prill-korrik.