Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u ballafaqua me pretendimet e opozitës për papajtueshmëri në ushtrimin e detyrës së tij si ligjvënës. Në këshillin për rregulloren, mandatet, imunitetin; demokratën u shprehën se çështja duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tyre Sinaj ka përfituar përmes nëntë kompanive të tij, 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Sinaj hodhi poshtë këto pretendime duke argumentuar se jo vetëm nuk ka përfitim nga buxheti i shtetit, por edhe rrogën e tij si deputet e jep për bamirësi.