Socialisti Vullnet Sinaj iu përgjigj pretendimeve të opozitës për përfitimin e padrejtë dhe në konflik interesi të 36 mijë eurove nga buxheti i shtetit, përmes kompanive të tij private. Në këshillin e mandateve, Sinaj solli në vëmendje donacionet e shpërndara prej tij për familjet në nevojë dhe për të prekurit nga tërmeti, teksa Bardhi e akuzoi se si deputet ai ka miratuar një ligj për të ulur taksa dhe tatimet e biznesit të tij.