Hetimi nga SHBA i ish-kreut të FBI, Charles McGonigal dhe përfshirjen edhe të kryeministrit Edi Rama, ka bërë numrin një të selisë blu të zhvillojë një takim me kren e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Menjëherë pas këtij takimi, Berisha doli në një deklaratë për mediet, ku theksoi se kryeministri po hetohet nga FBI. Lidhur me këtë çështje, ish-kryeministri deklaroi se kanë dhënë dorëheqjen disa ministra, pa pranuar për të dhënë emra.