Top News – Diplomohet brezi i 15-të i studentëve. Tjetër sukses për Universitetin Mesdhetar
03/10/2026 21:10

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka kremtuar diplomimin e brezit të 15-të të studentëve, në një ceremoni që shënoi përfundimin e një etape të rëndësishme akademike dhe nisjen e një rrugëtimi të ri profesional për të rinjtë. Ceremonia u hap nga themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli, i cili u përcolli të diplomuarve mesazhin se diploma është vetëm fillimi i një tjetër sfide, asaj për ta kthyer dijen në vlerë.