Gjigandi i diplomacisë, Henry Kissinger, u nda nga jeta në moshën 100 vjecare. Një praktikues i përkushtuar i realizmit në marrëdhëniet me jashtë, ai ka marrë cmimin nobel për paqen, por edhe është gjendur nën kritika e polemika shpesh herë, duke u konsideruar madje edhe kriminel lufte. Si këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA dhe si sekretar shteti, ai ka ndjekur me energji politikën e relaksimit me bashkimin sovjetik dhe Kinën.