Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi diplomatin gjerman, Dirk Schubel, si përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për Kosovën, duke pasuar estonezin Aivo Orav. Diplomati me përvojë të gjatë në Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar. Më herët, ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor ndërsa ka qenë edhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi dhe në Moldavi.