Ambasadori britanik, Alastair King Smith u ndal në qytetin e Kukësit për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit angrez që synon të adresojë kushtet social-ekonomike që i detyrojnë të rinjtë të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar mundësi punësimi dhe biznesi, përfshirë edhe nxitjen e sipërmarrjes.