Përdorimi i Dinarit serb në komunat në veri të Kosovës, po kthehet në një sfidë të vërtetë për vendin dhe po shkakton dëme të konsiderueshme në buxhet. Shitjet në këtë valutë nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës, duke e bërë këtë praktikë jo vetëm antiligjore por edhe antikushtetuese.