Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje, në orën 9:00 në qytetin e Himarës. Një 65-vjeçar, me iniciale P.M, ka tentuar të pëshkojë në mënyrë të paligjshme, me dinamitë, pranë zonës së pasmë të Porto Palermos, më lëndë artizanale shpërthyese. Dyshohet se gjatë peshkimit, 65-vjeçarit I ka shpërthyer në dorë lënda plasëse duke I shkaktuar dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.