Detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen e ndodhur në Vlorë ku mbeti i vrarë shtetasi Laert Keka. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 30 gëzhoja të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit Kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41 vjeçarin në trup, këmb dhe kokë. Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje.