Ekipet ukrainase të riparimit vazhduan përpjekjet për të kthyer energjinë elektrike në miliona shtëpi pas sulmeve shkatërruese me raketa ruse këtë javë në objektet e infrastrukturës, duke përfshirë burimet e ujit dhe ngrohjes. Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha ndërkohë se më shumë se 6 milionë familje mbeten në errësirë.