Top News – Dimër vrasës në SHBA! ’Kthehet’ acari, mund të ngrish për vetëm 10 minuta
03/02/2023 11:52

Një stuhi e acartë ka lënë të paktën tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka lënë mbi 500,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi. Stuhia ka detyruar linjat ajrore amerikane të anulojnë mijëra fluturime, me mbi 700 anulime vetëm të enjten, duke prekur më së shumti aeroportet në Dallas dhe Austin. Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Departamentet lokale të policisë u kanë kërkuar shoferëve të ngasin me kujdes në rrugët e akullta. Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi rrugor mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi dhe se dëmtimi i pemëve dhe ndërprerjet e mëtejshme të energjisë janë të mundshme përpara se akulli të fillojë të shkrihet. Një stuhi dimri pritet të godasë edhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia e ftohtë mund të shkaktojë ngrirje në vetëm dhjetë minuta. Banorët nga Pensilvania në Maine janë këshilluar të kufizojnë kohën e tyre jashtë shtëpive, nga e premtja deri të shtunën. Bostoni është nën një emergjencë të të ftohtit dhe banorëve u është kërkuar të marrin masa paraprake. Qytetet e mëdha si ai i Nju Jorkut pritet të regjistrojnë temperatura të ulëta deri të shtunën, por parashikohet që më pas situata të nisë të përmirësohet.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00