Një "dimër" rus pritet në të gjithë Evropën me çmimet e ushqimeve gjithnjë në rritje, ndërsa në të njëjtën kohë dominon frika nga mungesa e gazit natyror . Siç raporton revista Politico, presidenti rus Vladimir Putin duket i gatshëm të përdorë ushqimin, karburantin dhe grurin si armë lufte kundër Perëndimit, Ekspertët thonë se armatosja e Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve do të përkeqësojë edhe më tej situatën. Ndërsa lufta përshkallëzohet, ekspertët parashikojnë se qeveritë evropiane do të vihen nën presion në rritje nga qytetarët më të varfër.