Testimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rritur pritshmërinë se shumë shpejt ky vendt mund të testojë një pajisje bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017. Koreja e Veriut ka përfunduar të gjitha përgatitjet teknike për testin e ri në tunelet nëntokësore në qendrën testuese Pungi-ri, që ishte mbyllur më 2018, duke lënë në duart e liderit Kim Jong Un që të vendosë se kur do të kryhet testimi i ri, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.