Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për shtyp nga selia blu komentoi mbi seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posacme këtë të hënë. Ai i cilësoi pamjet ku ish presidenti Ilir Meta ishte pas kafazit të qelqtë si një rikthim të gjyqeve komuniste. Berisha deklaroi se cdo seancë duhet të jetë e hapur për publikun, përveç rasteve kur bëhet fjalë për sekrete të sigurisë kombëtare, teksa kërkoi edhe lirimin nga paraburgimi të Ilir Metës. Kreu i PD u ndal edhe te përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste, përfshirë këtu edhe debatin e raportuar mes Ramës dhe Spiropalit, duke thënë se qeveria është kthyer në një mburojë të krimeve dhe vjedhjeve.