Digjet dhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në orën 16:00 të së dielës, atëherë kur përfundonte dhe afati për propozimet asnjë nga palët nuk dërgoi asnjë kandidaturë, duke bërë që në seancë e kësaj të hënë të mos ketë asnjë emër. Deputetët do të mblidhen në Kuvend pasdite për të konfirmuar se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit është djegur.