Një makinë e parkuar pranë hyrjes së një pallati në qendër të Tiranës ka marrë flakë, ndërsa forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen. Tymi dhe flakët rrezikuan banorët e katit të parë. Ata janë evakuuar për shkak të tymit. Në përfundim, flakët janë shuar, por situata për shumë minuta ka qenë e rëndë.