Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth. Sipas shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të terrenit të thatë, barit dhe shkurreve, të favorizuara edhe nga era. Flakët janë përhapur në drejtim të Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël, duke rritur rrezikun që zjarri të avancojë më tej drejt zonave të banuara.