Ky është momenti kur I vihet flaka automjetit të efektit të policisë në Shkodër, Sokol Kroni. Një person I veshur me të zeza dhe kapuç shihet teksa I vendos flakën makinës dhe më pas largohet me vrap. Siç duket autori rrezikon edhe veten e tij, në momentn kur shpërthen flaka. 54-vjeçari me detyrë efektiv policie në komisariatin e Shkodrës e kishte parkuar automjetin tip Mitsubishi pranë banesës së tij, në lagjen “Tre heronjtë”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të shtune.