Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbër në zonën malore të Zerqanit në Bulqizë ka dalë jashtë kontrollit. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe ndërsa me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për të shtatën ditë me radhë neutralizimi I vatrës ka qenë I pamundur kjo për shkak edhe të erës së fortë e terrenit të vështirë malor.