Një kamion është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar pothuajse plotësisht në rrugën e By-Passit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur, teksa mjeti ishte në lëvizje, por fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë në kohë, duke mos pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.