Dy zjarre janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndajë forcat në dy grupe për të përballuar situatat. Zjarri i parë ra në një fast food, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi. Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, një zjarr i dytë përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”.