Një fasoneri është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Vlorë, në rrugën Transballkanike, në lagjen “Bashkimi” Biznesi është në pronësi të një shtetasje italiane e identifikuar si Mariarosaria Ratta. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi ekspertët kanë konstatuar lëndë djegëse. Fasoneria e cila prodhon këpucë ka disa vite që operon në qytetin e Vlorës dhe ka punësuar rreth 500 punonjës.